Nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19 kurse 92 persona janë shëruar, raporton Express
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka njoftuar për rastet e reja me koronavirus në Kosovë.
“Më datë 14 korrik në Laboratorin e Mikrobiologjisë janë testuara 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive, numri total i rasteve pozitive është 5237. Kemi 112 raste të vdekjes. Në këtë 24 orësh janë shëruar 92 pacientë, numri i të shëruarve ka shkuar në 2462, ndërkaq raste aktive janë 2663”, ka thënë Ramadani.
Edhe sot, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive.
“Prishtinë 63, Gjakove 12, Drenas 6, Fushe-Kosovë 5, Peje 5, Podujevë 5, Skenderaj 3, Ferizaj 2, Decan 2, Gjilan 2, Istog 2, Kacanik 2, Lipjan2, Vushtrri 2, Obiliq 2, Kamenicë 1, Kllokot 1, Mitrovicë1, Rahovec 1 rast.
Ramadani ka bërë thirrje që të respektohen masat që Qeveria ka vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë ndërruar formën dhe kohën e publikimit të rasteve me koronavirus.
Nga sot, rezultatet do të publikohen në orën 15:00, në konferencë ëpr media, ku prezentë do të jenë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK’së Naser Ramadani dhe ushtruesi i detyrës në SHSKUK Valbon Krasniqi