Gjilani bëhet komuna e parë që i vë bazat e një qyteti të mençur dhe ekologjik
Gjilan, 11 tetor 2021/ Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka pranuar sot nga ekipi i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë strategjinë e qytetit të mençur dhe ekologjik për Gjilanin, që është komuna e parë në Kosovë e cila po nis me këtë projekt, sipas një vizioni të ndërtuar bashkë me ekipin e këtij Universiteti, bazuar në parimet dhe përvojat më të mira të qyteteve e shteteve respektive dhe universiteteve partnere të UBT.
Haziri u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me këtë projekt, që përbën një vizon të qartë për një qytet të mençur dhe ekologjik.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që sot i kemi vënë bazat e një qytetit të mençur dhe ekologjik, pasi gjatë ditës pranuar strategjinë e harmonizuar nga ekipet e Komunës së Gjilanit dhe ata të Universitetit për Biznes dhe Teknologji. Këtë strategji do ta zhvillojmë dhe do të jemi të parët në ndërtimin e vizionit për një qytet të mençur dhe ekologjik, i cili i jep benifite të drejtpërdrejta jo vetëm zhvillimit të komunës, por edhe jetës ekonomike në Gjilan”, tha Haziri.
“Në këtë dokument janë janë inkorporuar e-leja, arkiva, digjitalizimi i bibliotekës, menaxhimi i mençur i rrjetit të ujësjellësit, mbulimi me WF në pjesën më të madhe të qytetit, pastaj gjendja kadastrale e shërbime të tjera urbanistike, zonat e gjelbra në hapësirën urbane si dhe projekte të tjera. Falënderoj UBT-në për bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë dhe disa programe të tjera”, ka thënë kryetari Haziri.
Për më tepër, kryetari Haziri tha se, duke qenë komuna e parë në Kosovë, Gjilani po i vë bazat e ndërtimit të një qyteti të mençur dhe ekologjik.
Ndërkaq, Dr. Sc. Tomor Çela, udhëheqës i strategjisë, ka thënë se në këtë fazë janë identifikuar disa projekte të cilat e ndihmojnë zhvillimin e komunës, e ndihmojnë atë në realizimin e projekteve dhe që Gjilanin e bëjnë ndër komunat e para partnere ose të ngjashme me qytetet më të zhvilluara të vendeve të Evropës, në veçanti të Evropës Perëndimore.
Sipas tij, në këtë dokument janë janë inkorporuar e-leja, arkiva, digjitalizimi i bibliotekës, menaxhimi i mençur i rrjetit të ujësjellësit, mbulimi me ËF në pjesën më të madhe të qytetit, pastaj gjendja kadastrale e shërbime të tjera urbanistike. zonat e gjelbra në hapësirën urbane si dhe projekte të tjera.
Ai e cilësoi këtë një zgjidhje të mençur të administratës komunale të Gjilanit, për të avancuar shërbimet për qytetarët dhe për të qenë sa më afër qytetarëve.
Ndërkaq, Msc Shqiprim Ahmeti, drejtor i Institutit për Studime Urbane në UBT, ka thënë se të gjitha objektivat strategjike dhe projektet konkrete janë në funksion dhe shërbim të vizionit për Gjilanin qytet të mençur dhe ekologjik.
“Në fazën e ardhshme do të digjitalizohen edhe pjesa e mbetur e shërbimeve të komunës si dhe do të digjitalizohet edhe shërbimi i transportit”, ka thënë ai.
Nga pjesa e Komunës së Gjilanit, në këtë projekt janë të angazhuar drejtorët komunalë të dikastereve përkatëse dhe koordinatori i ekipit komunal, Leutrim Bllaca.
Bekim Bajrami, drejtor për Urbanizëm ka nënvizuar se një prej moduleve të këtij projekti, është edhe leja elektronike, e cila do të fillojë së zbatuari shumë shpejt, pastaj gjendja kadastrale dhe shërbime të tjera urbanistike. Aplikacioni për leje ndërtimore, tashme është i gatshëm për përdorim online dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët.
Kurse Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, tha se sa i përket digjitalizimit, kjo strategji e çon komunën e Gjilanit një hap përpara në ofrimin e shërbimeve dhe informatave për qytetarë, që janë të domosdoshme, sidomos në këtë kohë pandemie.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit është anëtare e Rrjetit ndërkombëtar të qyteteve, Strong Cities Netëork, e themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e organizatës ndërkombëtare “Mayors for Peace”, me seli në Hiroshima të Japonisë, e bordit të Agjencionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, sikurse edhe e Unionit të Autoriteteve Lokale me seli në Izrael.