Futboll

Gjilani – Besa: Ja ku e kanë vendin Skifterat

Gjilani-Besa, ndeshja e barazhit për mbetje në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në ditën e nesërme, e enjte më 30 maj.

Sfida e cila zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë fillon nga ora 16:00 dhe Gjilani në këtë ballafaqim do të jetë në cilësinë e vendasit.

Vlen të theksohet se tifozët “Skifterat”, do të vendosen në sektorin e Lindjes, kurse bileta hyrëse do të kushtojë 3 euro.

 

You Might Also Like