Për skuadrën e Gjilanit që do të jetë hera e parë që merrë pjesë në gara të organizuara nga UEFA, u shortua me kundërshtarin nga San Marino, SP Tre Penne.
Ndeshja e raundit parakualifikues në garat të Europa Ligës, është paraparë të zhvillohet me datë 20 gusht, kurse skuadra e Gjilanit në këtë fazë garash do të udhëtoj drejt San Marinos për të zhvilluar takimin historik për kuq e bardhët.
Ndonëse skuadra e Gjilanit është debutuese në garat ndërkombëtare, ndryshe qëndron situata me kundërshtarin nga San Marino.
E formuar në vitin 1956 Tre Penne, ka zhvilluar 15 ndeshje në garat ndërkombëtare, ku nga to ka 14 humbje dhe një fitore të vetme, fitore e realiziuar kundër Shirakut nga Aremnia 1 me 0, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në kualifikueset e Europa Ligës, ekipi nga San Marino ka bilanc negativ duke pësuar 7 humbje, dhe me goldiferenc -30, 4 të realiziluar dhe 30 gola të pranuar nga kundërshtarët e Tree Pennes, gjithesesi skuadra e Tre Pennes është një kundërshtar që nuk duhet nënvlersuar, ku gjithashtu kanë përvojën e tyre në pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.
Tre Penne në garat e Europa Ligës u kualifikua pasi që përfundoi në vendin e 3-të në kampionatin elitar të San Marinos, kësisoj duke siguruar për herë të 9-të në histori të klubit pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA dhe pjesmarrjen e 4-të në fazën kualifikuese të Europa Ligës.