Futboll

Gjilani e humb miqësoren ndaj Renovës

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Mavrovë ku po e zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi sot ka zhvilluar miqësoren me ekipin e njohur shqiptare, Renovën, shkruan Gazetasheshi.com

“Kuqebardhët” kanë pësuar humbje me rezultatin e ngushtë 2-1. Golin e vetëm për Gjilanin e realizoi qendërmbrojtësi, Franc Veliu.

Kjo ndeshje kontrolluese u ka shërbyer dy skuadrave për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like