Futboll

Gjilani e nis kampionatin në mënyrë dëshpëruese

 

Gjilani e ka nisur kampioantin në mënyrë dëshpëruese, duke u mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 nga Feronikli, në ndeshjen që këtë të diele është zhvilluar në Drenas.

Më dëshpërues se sa rezultati ishte loja, e cila nuk i ka përngjarë asaj të kampionatit të kaluar, kur Gjilani ishte nënkampion.

Tre golat e parë për Feroniklin i shënoi ish- lojtari i Gjilanit, Bedri Greca. Gjatë shënimit të këtyre golave u vërejtën zbrazëti të mëdha në mbrojtjen e Gjilanit, kurse krejt në fund të ndeshjes për Feroniklin shënoi edhe braziliani Santos.

Edhe ndeshjen e radhës, Gjilani do t’a zhvillojë si mysafir, ku do të përballet me Llapin në Podujevë, ndeshje që do të zhvillohet në mesjavë.

You Might Also Like