Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka zgjedhur t’i bashkohet kuqebardhve pas aventurës me Dritën e pastaj me Llapin për katër vite.
Ramadani ka disa ditë që i është bashkuar Gjilanit, por zyrtarizimi i tij ka ardhur vetëm ditën e sotme.
Gjilani ka vendosur t’i bëj një transferim të veçantë yllit tyre të ri, pasi duke marrë parasysh karrierën e tij deri më tani padyshim që është transferimi më i madh i kuqebardhve në epokën e Florim Zukës.
Ramadani është njëri nga më të mirët në Kosovë, derisa gjatë kohës së kaluar te Drita dhe Llapi, ai ka fituar të gjithë trofetë në futbollin kosovar.