Gjilan

Gjilani fillon masat lehtësuese në disa sektorë ekonomik

Gjilan, 4 maj 2020 – Komuna e Gjilanit ka vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 dhe Komiteti për menaxhimin e emergjencave, ka konfirmuar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.

Gjilani ka nisur të krijojë masat lehtësuese të marra për parandalimin e koronavirusit dhe ky lehtësim i masave duhet të vije gradualisht dhe me një kontrollë, ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jemi duke hyrë në fazën e uljes së rasteve me Covid-19. Gjilani ka në tretman 26 raste të cilat po monitorohen në vazhdimësi nga ekipet e kujdesit shëndetësor, sikur që edhe rastet që janë duke u trajtuar në spital. Gjilani është duke zbatuar masat e reja që ka lansuar Qeveria e Kosovës për sektorin privat, duke filluar hapja graduale e bizneseve dhe ekonomisë. Komisioni komunal ka përgatitur të gjitha detajet lidhur me bizneset që duhet të punojnë”, ka potencuar Haziri, në konferëncën e sotme për media.

You Might Also Like