Futboll

Gjilani gjeti portier në Shqipëri

Tiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhëshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “sigurar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tijë si futbollist,Koliçi e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartëcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skëndërbeut të Korçës.

Prezentimi i futbollistit në fanelen e skuadrës së Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

You Might Also Like