Gjilan, 19 Korrik 2019-Skuadra e Gjilanit ju njofton se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga anamorava, KF Dardana, për huazimin e dyshes së mesfushorëve Qëndrim Ismajli dhe Arlind Ismajli në skuadrën nga Kamenica.
Dy futbollistët e dalur nga akademia e klubit, me prejardhje pikërisht nga qyteti i Kamenicës, për arsye të hapsirave dhe realizimit të minutazhës më të madhe, do të kalojnë në huazim një vjeqar në qytetin e tyre të lindjes, ku do të mbrojnë ngjyrat e ekipit, i cili këtë vit u inkuadrua në ligën e parë të Kosovës.
SC Gjilani ju dëshiron sukses dyshes në realizimin e objektivave të tyre dhe të klubit në aventurën e tyre të re, ku presim paraqitje pozitive nga ta.