Futboll

Gjilani i pafat

Gjilani nuk ka marrë më shumë se një barazim në ballafaqim me Trepçën ’89, në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Mezani, Gjilani e ka nisur shumë mirë ndeshjen dhe që në minutën e tretë ka ardhur në epërsi me një gol që e ka shënuar Perez nga afërsia. Nika që ka shpërthyer nga e djathta ka harkuar në brendi, ku më së miri u gjet Perez që me kokë e futi topin në rrjetë. Gjilani ka qenë shumë i  mirë në pjesëlojën e parë dhe shumë lehtë ka mundur që të dyfishojë rezultatin. Rastin më të mirë e pati Nika, i  cili gjuajti nga një pozitë ballore kur i shte i  vetmuar, por portieri mysafirë e dëboi topin me këmbë.

Në pjesëlojën e dytë u menduar se Gjilani do të vazhdojë me një lojë të tillë, por pati një fat të keq kur nga një aksion që nuk premtonte shumë mbrojtja vendase e me ta edhe portieri u ngatërruan e këtë më së miri e shfrytëzoi Hasan Hyseni i  mysafirëve që nuk e pati të vështirë që t’a fus topin në rrjetë. Gjilani u mundua deri në fund, por nuk i a doli që së paku të shënojë e një gjë të tillë nuk e bënë as mysafirët, andaj ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

You Might Also Like