Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka dhënë këto shifrat rreth covid19:
Menaxhimi ditor e mban Gjilanin si regjion, i cili menaxhon burimin e infeksionit dhe 190 rastet aktive, me mbi 40 kontrolla mjekësore në familje dhe 17 raste në Spitalin e Përgjithshëm.
Numri i rasteve pozitive me #COVID19 sipas muajve në Gjilan është si vijon: mars – 19 raste, prill – 36, maj 32, qershor – 99, korrik – 299, gusht – 364, shtator – 168 dhe tetor 339 raste.
Gjendja e përgjithshme është kjo: 1356 raste pozitive në total, 1118 të shëruar, 48 të vdekur, 190 raste aktive, 17 raste pozitive në hospitalizim dhe 312 mostra në pritje për rezultat. Kujdes e mos u bën për kujdes intenziv!