Gjilan

Gjilani ka aktualisht 170 raste aktive me COVID-19, 120 mostra në pritje për rezultat

Gjilan, 20 janar 2021 – Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, Komitetit i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur takimin e radhës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe regjionale.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka njoftuar se aktualisht në Gjilan janë 170 raste aktive me virusin, ndërkaq ka bëra apel që të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19.

Ai njoftoi, po ashtu, se 120 mostra janë në pritje për rezultat, derisa ka shfaqur shpresën të mos ketë rritje të rasteve.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit sa i përket përballjes me pandeminë brenda dhjetë muajve është si vijon: nga 8802 mostra, 3305 kanë rezultuar pozitivë, 3032 janë shëruar, 103 kanë vdekur, 170 raste janë aktive, 28 persona të konfirmuar COVID-19-pozitivë janë në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 120.

You Might Also Like