Zgjedhjet Lokale 2025

Gjilani ka nevojë për këtë frymë bashkimi

Bashkë me një pjesë të Nëndegës “2 Korriku”, patëm kënaqësinë të jemi në konakun e familjes Sejdiu, një familje e nderuar e cila është tërësisht e dëshpëruar me qeverisjen aktuale dhe e cila do të jetë familje kontributdhënëse në rrugëtimin tonë të përbashkët për Gjilanin e ri.
Familja Sejdiu është shembull i vlerave tona për mikpritje, besë e përkushtim.
Forca dhe motivi jonë vjen nga njerëz të tillë, të cilët me zemër e shpirt qëndrojnë pranë nesh.
🙌🏼Gjilani ka nevojë për këtë frymë bashkimi, për këtë vullnet të pastër qytetarë e organizativ.
Ne do ta dërgojmë përpara këtë besim dhe do ta kthejmë në fitore për të gjithë qytetin me 12 tetor.
🙏🏼Faleminderit shumë për ftesën dhe frymën e bashkimit për të bashkëqeverisur me qytetarët dhe për qytetarët.

You Might Also Like