SC Gjilani ka kaluar tutje në garat për Kupën e Kosovës pasi që ka fituar përballjen me ekipin FC A&N në ndeshjen që është zhvilluar në Stadiumin “Boka” në Korishë të Prizrenit. Ka qenë vendimtar një gol i shënuar në pjesëlojën e parë nga sulmuesi Calé.
Duhet theksuar se Gjilani është paraqitur me një përbërje të kombinuar, të përbërë nga lojtarë që deri më tashti kishin më pak minuta në fushë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Feronikeli 0–0 Fushë Kosova (Ndeshja shkon në penallti)
FT’ Trepça ’89 2–2 2 Korriku (2 Korriku triumfon në penallti 3-4)
FT Ramiz Sadiku 2–1 Vushtrria (Vazhdime)
FT A&N 0–1 Gjilani
FT Drenica 3–1 Vllaznia Pozheranit
FT Besa 0–4 Prishtina
FT Malisheva 1–0 Istogu
FT Ulpiana 3–0 Vëllaznimi
FT Rahoveci 1–3 Ballkani
FT Llapi 2–1 Kika
FT Prizreni 1–5 Onix