Futboll

Gjilani kthehet me një pike nga Suhareka

SC Gjilani ia ka dalë që të arkëtojë një pikë në fushën e nxehtë në Suharekë dhe edhe më tej mbetet në garë për pozitën e tretë, e cila dërgon në Evropë.

Fillimi ishte shumë i keq për ekipin kuq e bardhë që ka pësuar që në minutën e 11, kur sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu ka shënuar gol nga largësia.

Gjilani nuk ia doli që të bëjë asgjë në pjesëlojën e parë, por shumë më i mirë dhe më insistues ishte në pjesën e dytë.

Ky angazhim edhe u është shpërblyer në minutën e fundit të ndeshjes, kur nga një aksion i mirë kapiteni Armend Thaqi ia ka dalë që të qëllojë këndin e majtë të poshtëm të portierit Ilazi për rezultatin 1:1.

Krejt në fund të kohës shtesë Gjilani ka mundur të fitojë një penalti, por pas shikimit në VAR një gjë e tillë iu mohua ekipit të Gjilanit.

Me këtë barazim Gjilani rikthehet në pozitën e tretë, kurse Ballkani mbetet në të dytën, por tash me pesë pikë larg Dritës, e cila e vetmuar prinë e para. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like