Futboll

Gjilani lëshon fitoren nga duart në minutat shtesë

SC Gjilanit iu desh të qëndronte edhe tre minuta për t’u kthyer me pikë të plota nga Suhareka, mirëpo kuq e bardhët ishin të pafat dhe u desh të kënaqen me nië pikë, pasi barazuan 1:1 me Ballkanin.

Pas një pjese shumë të mirë të parë të zhvilluar e një goli të anuluar, Gjilani shënoi në minutën e 71-të me anë të kroatit Edi Basha, I cili është shërbyer në anën e djathtë  dhe nga afërsia ka gjetur këndin e tjetër të portës vendase.

Gjilani po luante mirë dhe vetëm pritej fundi I ndeshjes, kur pas një shpërthimi nga e majta dhe harkimit në brendi, braziliani Giovanni Ribeiro, që nuk u mbulua mirë ia doli të shënojë me kokë, pasi që më herët ishte shërbyer nga Almir Kryeziu.

Ballkani mundi të fitojë krejt ndeshjen në fund, por Tolaj e qëlloi tërthorësen, derisa ndeshja u mbyll me një tentim të Prapashticës nga largësia, gjuajtjen e të cilit e priti Iliazi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like