Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet, gati për duelin kundër Tre Pennes

 

San Marino, 19 Gusht 2020-Futbollistët e skuadrës së Gjilanit ditën e sotme (e mërkure), kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore, para duelit të ditës së enjëte kundër Tre Pennes në San Marino.

Futbollistët e udhëhequr nga shtabi teknik me në krye Gentjan Mezanin, stërvitjen e sotme e mbajtën në stadiumin pritës të takimit mes Tre Pennes dhe Gjilanit, Stadio Olimpico di Serrevalle.

Vlenë të theksohet se gjendja e futbollistëve para këtij dueli, i cili është debutues për Gjilanin në gara europiane, është mjaftë stabile, kurse ditën e sotme me të ateruar në San Marino, futbollistët dhe stafi i klubit janë testuar ku edhe janë në pritje të rezultateve për Covid-19 dhe për ta marrur dritën e gjelbërt për zhvillimin e takimit të rundit preleminar në Europa Ligë.

Ndeshja mes Tre Pennes dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e enjëte me fillim në ora 21:00, në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrevalle”

You Might Also Like