Gjilani ia ka dalë të marrë tri pikë të arta, në një ndeshje të fituar ndaj Prishtinës së Re dhe sërish është rikthyer në garën për dalje në Evropë.
Prishtina e Re dhe Gjilani kanë luajtur një pjesë të parë të barabartë në ndeshjen e zhvilluar në Qendrën Nacionale në Hajvali.
Ndeshja nisi me një dush të ftohtë për Gjilanin, që ka pësuar që në minutën e dytë, kur pas një harkimi nga gjuajtja nga këndi Dokure mposhti portierin Kolaj për 1:0.
Pas golit të pranuar, Gjilani me të gjitha forcat nisi të sulmojë, por rastet shkonin huq sa për shkak të mosgjidshmërisë në fazën finale, sa për mbrojtjen e shkëlqyeshme të Smakiqit.
Rastin më të mirë e pati Armend Thaqi, kur ka rrezikuar nga një gjuajtje dënimi, por Smakiqi me një interbvenim të bukur e shpëtoi portën e ti.
Në minutën 39 Robert Rrahmani me një veprim vetjak dhe pas kalimit gjuajti furishëm dhe qëlloi këndin e majtë të poshtëm të Smakiqit për të barazuar rezultatin në 1:1, që doli të ishte rezultatiti përmbyllës i pjesë së parë.
Në pjesëlojën e dytë Gjilani u përpoq të vije në epërsi, por pa ndonjë rast të mirë shënimi, kurse në minutën 81 pas një gjuajtje të fortë me volej të lojtarit të Gjilanit topi nga traversja ra në vijë të portës.
Një minutë më pas, Thaqi harkoi nga gjuajtja nga këndi e Dokure ndali topin me dorë për të shkaktiuar penalti dhe për t’u përjashtuar nga loja me karton të kuq.
Nga pika e bardhë për Gjilanin gjuajti Jaroviq, i cili ishte shumë i saktë duke qëlluar këndin e djathtë të epërm të Smakiqit për 2:1. /kryelajmi.com/.




