Futboll

Gjilani mposhtet nga Aktobe në miqësore

Sport Club Gjilani ka pësuar edhe një humbje në ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Kazakstani Aktobe me rezultat 0:2.

Kuqebardhët shumë herët pësuan dy gola, në minutën 3 dhe 4, por në ndeshjen e mbetur nuk ia dolën që së paku të shënojnë një herë.

Fillimisht për ekipin kazak ka shënuar Artur Shushenachev në minutën 3 dhe me t’u nisur nga qendra Gjilani ka pësuar edhe njëherë, kësaj radhe nëpërmjet  Ajdin Zheljkoviq./kryelajmi.com/.

 

Gjilani

You Might Also Like