Gjilani ka nisur t’i largojë disa nga futbollistët që deri më tash ishin pjesë e saj. Kështu pas largimit të dy lojtarëve të huaj, Caesar dhe Marinho, pjesë e Gjilanit më nuk do të jetë as shqiptari Brunild Pepa. Ai këtë vjeshtë ishte bërë pjesë e Gjilanit dhe tashti është larguar këtë dimër.
Mbyllja e këtij bashkëpunimi mes klubit dhe sulmuesit ka ardhur në mirëkuptim të dyanshëm, ku sot përfunduan para kohe marrëveshjen e finalizuar muaj më parë.
Në FC Gjilani kanë falënderuar sulmuesin për angazhimin që ka dhënë gjatë pjesës vjeshtore, kurse Pepës i kanë dëshiruar suksese në të ardhmen.