Futboll

Gjilani ndanë rrugët me dy futbollistë

Darko Nikaq, sulmues malazez dhe Ivan Furshtar, mbrojtësi shtatlartë kroat janë përshëndetur me bashkëlojtarët dhe kryesinë e klubit dhe janë nisur drejt shteteve të tyre.

Të dy futbollistët janë të lënduar, kështu që ata para kohe janë kthyer në vendlindje. Ata kanë pritur që të përfundojë ndeshja derbi Gjilani – Drita, të cilën e kanë përcjellë bashkë me të lënduarit e tjerë, Tomislav Bushiq dhe vëllezërit afrikanë Keita Aziz dhe Razak.

Pas përfundimit të ndeshjes Darako Nikaq është përshëndetur me kryetrajnerin Ismet Munishi si dhe dy drejtorët Sevdail Robelli e Sallah Sherifi. Ai ka bërë një foto të përbashkët me të pranishmit dhe menjëherë ka marrë rrugë për në vendlindje. kryelajmi.com

You Might Also Like