Kanë përfunduar në pozitën e katërt në tabelë, e arritur kjo që mund të konsiderohet sukses në bazë të zhvillimeve në këtë kampionat. SC Gjilani edhe pas ndeshjeve të kampionatit, të asaj për kupë dhe një miqësoreje edhe më tej i ka vazhduar stërvitjet, për t’i përfunduar ato këtë të enjte dhe ka paralajmëruar rifillimin e stërvitjeve pas festës së Vitit të Ri, pikërisht më 5 janar.
Gjilani ka ndërprerë kontratat me tre futbollistë dhe edhe në pranverë paralajmëron ndryshime. Faqja zyrtare e klubit ka dalë me një informatë, ku ka bërë publike të gjitha aktivitetet në klub.
Ky është postimi i plotë në faqen e SC Gjilani.
Gjilani sot përfundoi stërvitjet për vitin 2018
Gjilan,20 Dhjetor-Gjilani ditën e sotme mbylli stërvitjet e fundit për këtë vit kalenderik. Qysh pas ndeshjes së fundit zyrtare klubi nuk i ndali aktivitet gjatë kësaj periudhe kohore,ku ndërkohë ata zhvilluan dhe një ndeshje kontrolluese,atë kundër Viti-së.
-Stërvitja e sotme u mbajt në palestër,më saktësisht në lokalet e FiveStar,ku skuadra punoi për rreth dy orë me ushtrimet që u caktuan nga trajnerët e skuadrës,për futbollistët e klubit. Skuadra do të shkoj në pushim dy javorë dhe ata do ti rikthehen përgatitjeve për pjesën pranverore me datë 5 Janar të vitit të ardhshëm. Gjilani në pushim shkon si e katërta në renditjen tabelare, me 27 pikë të tubuara duke i arritur 8 fitore,3 barazime dhe 6 humbje.
-Rikujtojmë se kuq e bardhët kanë ndërprerë bashkëpunimin me 3 futbollistë. Bëhet fjalë për tre transferet e ardhura gjatë verës, me brazilianin Mauricio Marinho, lojtarin nga Trinidad dhe Tobago,Trevin Caesar dhe atë nga Shqipëria, Brunild Pepa.
-Siç ka njoftuar më parë faqja zyrtare e klubit, drejtuesit e skuadrës janë në bisedime me disa lojtarë, ku po synohet të përforcohet skuadra në afatin kalimtar të Janarit.