Gjilani do të përballet me Tre Pennen me fillim nga ora 20:00 në “Stadio Olimpico di Serrevalle” të San Marinos, në kuadër të rundit të parë parakualifikues të Ligës së Evropës, raporton Gazetasheshi.com.
Ndeshja e paraparë të zhvillohej një ditë më parë ishte shtyrë për shkak se futbollisti i Gjilanit, Shend Kelmendi rezultoi pozitiv në testet për “COVID-19”. I njejti futbollist njëherit e ka humbur edhe sfidën, ndërkohë për shkak të kontakteve me të, sfidën e ka humbur edhe mbrojtësi i krahut të majtë Jackson Ferreira.
Tashmë Gentjan Mezani e ka përgatitur 11-shen startuese për duelin ndaj Tre Pennes dhe këta futbollistë do të zbresin nga minuta e parë.
Koliqi, Frashëri, Rapa, Veliu, Halili, Useini, Hila, Jonuzi, Hajdari, Progni dhe Nikaç.
Në stol kanë mbetur Shkëlzen Ruçi, Petrit Terziu, Ylber Kastrati, Arbër Prekazi, Edison Kqiku, Edvin Kuç dhe Muhamed Dubova.