Gjilani fiton garën me gjitha skuadrat e Superligës, nënshkruan me Mevlan Adilin
Mbrojtësi me përvojë u kërkua nga skuadrat e kreut në Superligën e Kosovës, por edhe nga skuadrat shqiptare.
Zyrtarë të SC Gjilani bëjnë me dije se marrëveshja është arritur dhe se Adili ndodhet në Gjilan ku tanimë është blinduar me kontratë tre vjeçare nga ‘Skifterat’.
Çfarë super goditje nga Gjilani që tanimë ka blinduar qendrën e mbrojtjes me dyshen Adili e Krivanjeva
Gjilani po bën super merkato dhe përveç dyshes Adili – Krivanjeva ka nënshkruar edhe me Lorik Boshnjakun dhe Mehdi Çobani.