Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve ka marrë ngjyrën e firmës dhe vlefshmërinë deri në verën e vitit 2027.
Krivanjeva vjen si kampion i dyfishtë me ekipin e Strugës nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka djersitur fanellat e klubeve si Shkupi, Metalurg dhe Egnatia.
Për 29 vjeçarin nga Shkupi kjo është aventura e dytë te kuqebardhët, pasi që tre vite më parë ishte transferuar nga Egnatia, me ç’rast regjistroi pati një sezonë për tu mbajtur mend.
Krivanjeva është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, derisa ekipit do ti bashkohet në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.