Gjilani nuk ka mundur t’i bëjë ballë liderit në tabelë, andaj është mposhtur në Drenas nga Ferronikli.
Mysafirët mirë u mbajtën në fillim të ndeshjes, por kanë pësuar në aksionin e parë më serioz të vendasve.
Në minutën 24, Yll Hoxha që ka shpërthyer nga e majta ka harkuar në brendi, kurse në brendi më së larti është shkëputur Kastriot Rexha, i cili qëlloi topin me kokë dhe qëlloi këndin e djathtë të poshtëm të Kaqiut.
I njëjti lojtar ka dyfishuar rezultatin në minutën 38. Edhe kësaj radhe është shërbyer nga Yll Hoxha, por këtë herë qëlloi topin me këmbën e djathtë dhe e përplasi në rrjetë.
Gjilani ka pësuar edhe golin e tretë në minutën 85, kur Mevlan Zeka ka kaluar edhe portierin Kaqiu dhe ka shënuar për 3:0.
Me këtë fitore Feronikli ruan pozitën e parë, kurse me humbjen e radhës Gjilani nuk e ka të sigurtë njërën nga gjashtë pozitat e para, që siguron një ndeshje më shumë në fushë të vet për lojërat shtesë.
Formacionet:
Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Dabiqaj, Millaku, Hoti, Silva, Fazliu, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Lila, Magani, Halili, Aziz Keita, Shabani, Jefferson, Nika, Hajdari, Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni
Gjyqtarë: Gramos Shala, Driton Preniqi, Granit Hyseni, Isak Ceroviku
Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas