Futboll

Gjilani për t’u këndellur udhëton në Lipjan

Gjilani që është në një krizë rezultatesh, këtë të shtunë do të udhëtojë në Lipjan, ku do të ndeshet me Ulpianën dhe ku ka mundësi që të këndellet pas dy humbjeve radhazi ndaj Dukagjinit dhe Prishtinës.

Gjilani që luftonte për pozitën e parë dhe titullin e kampionit, pas dy humbjeve radhazi tashti ka humbur edhe pozitën e dytë e po i rrezikohet edhe vendi i tretë, andaj është koha e fundit që të shënojë fitore që të mos lejojë që t’i ik Drita e t’i afrohet Llapi i Podujevës.

Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë të shtunë dhe fillon në ora 15. Kjo ndeshje i përket xhiros së 32-të.

You Might Also Like