Futboll

Gjilani përforcohet me mesfushorin e njohur

Klubi i Futbollit Gjilani ka vazhduar me angazhime të reja, duke sjellë në radhët e veta futbollistë cilësorë. Së fundi klubi bardh e kuq në radhët e veta ka sjellë mesfushorin Diar Mustafa, ish- lojtar i kampionit në fuqi, Trepça ’89.

Në KF Gjilani janë të bindur se Mustafa është një përforcim i duhur për ekipin e tyre, derisa afati kalimtar ende është i hapur për ardhje të reja.

Gjilani deri më tashti ka sjellë një numër të madh të futbollistëve, duke bërë që ky ekip të jetë një ndër më të përforcuarit në kampionatin që është në prag.

 

You Might Also Like