Futboll

Gjilani përfundon përgatitjet para ndeshjes ndaj Ballkanit

Sport Club Gjilani ka përfunduar me sukses fazën përgatitore në Antalia dhe ekipi ka rikthyer në shtëpi pas ditëve intensive të stërvitjes dhe ndeshjeve testuese. Kjo fazë shërbeu për rritjen e nivelit fizik, konsolidimin e grupit dhe përgatitjen taktike në prag të vazhdimit të garave.

Me kthimin në Gjilan, skuadra nis menjëherë javën anti-Ballkani, e fokusuar plotësisht në përgatitjet për ndeshjen e fundjavës. Stafi teknik ka planifikuar seanca të dedikuara stërvitore, analizë të kundërshtarit dhe punë specifike taktike, me synimin maksimal për paraqitje dhe rezultat pozitiv.

You Might Also Like