Gjilan

Gjilani pret mërgatën me programin e veçantë “Ditët e Mërgatës”

Gjilani pret mërgatën me programin e veçantë “Ditët e Mërgatës”

Gjilan, 9 korrik 2021 – Komuna e Gjilanit është krenare që ka mërgatën në botën e jshtme e cila nga djersa dhe mundi i tyre familjarë kanë bërë që investimet më të mëdha t’i bëjnë në vendlindje, duke ndikuar kështu direkt në mirëqenien ekonomike, zhvillimin dhe ndërtimin e vendit.

Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, në konferencën për media të mbajtur sot, ka thënë se Komuna e Gjilanit është shumë krenare me mërgatën e cila është garantues i fuqishëm për mirëqenien ekonomike të shumë familjeve dhe njëkohësisht edhe taksapaguesit e rregullt të taksave komunale.

Për këtë qëllim, siç ka thënë ajo, është bërë kalendari që ka disa pika dhe zgjas deri me 15 gusht.

 “Aktiviteti i parë është “Të fala nga Gjilani” që është një vokacion artistik dhe mbrëmje poetike me këngë e poezi të sjellura me shumë dashuri e shumë veçanti nga aktorët tanë tani në korrik dhe në muajin gusht. Aktivitet tjetër është “Festivali për të rinjë” që organizohet me organizatën rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor” dhe nxënësit e shkollës së muzikës në Gjilan. Për të vazhduar pastaj me koncertin festiv për mërgimtarët ku program ka të planifikuar këngë dhe valle popullore”, ka theksuar ajo.

Më tej, drejtoresha Limani ka potencuar edhe “aktivitetet tjera sikur që është “Folk Festival” që është përgatitur me Muzeun Etnografik,  pastaj ngjarja tjetër është organizimi i Ekspozitës nga gratë ndërrmarrëse me punime dore në Muzeun e Qytetit, për të vazhduar pastaj me koncertin “7 ninulat”, organizuar në oborrin e muzeut etnografik në bashkëpunim me solisten profesoreshën Besa Berberi dhe Vjosa Berisha”, njoftoi Limani.

Edhe për fëmijët, ajo tha se programi ka planifikuar “Festival për fëmijë” në bashkëpunim me Dancing House që përfshinë pika të ndryshme si balet, vallëzim modern dhe muzikë.

Ecja Tradicionale “Ditët e Mërgatës – 2021” është aktiviteti i cili tashmë është bërë pothuajse tradicional e që e organizojmë pesë (5) vite radhazi është ecje bashkërisht me bashkatdhetarët, ku secilin vit bëjmë ecje në pjesët e ndryshme të fshatrave të Gjilanit. Kjo ecje do të organizohet në bashkëpunim me Klubin Alpin Gjilani si dhe Shoqatën e Pedagogeve të Sportit Shkollor duke vizituar disa vende që janë nën mbrojtjen institucionale dhe të UNESCO-s.

Në aspektin e organizimeve sportive “Street ball”, për herë bëhet organizojmë në nivel komunal te një gare të tillë në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në qendrën rekreative-sportive në ambientin e hapur në lagjen “Dardani”.

Edhe në sport është menduar aktivitet për fëmijët “Kids Art and Music Day”, ku posaqërisht për ta do të organizohet një mini turnir të futbollit të vogël, me 8 ekipe pjesëmarrëse, për të vazhduar pastaj me ngjyrosjen dhe vizatimin e disa muraleve nga 2 artistë profesional, të cilët si ndihmës do të kenë fëmijët e lagjes.

“Rock Night” është aktiviteti tjetër që synohet që brenda një nate të përfshihen ata që kontribuan të mbajnë gjallë Rock Skenën e qytetit tonë, më saktësisht do të përformojnë instrumentistët veteran, të rinjtë e qytetit, bende të ndryshme. 

“Festivali MISH –MISH, një edicion unik në nivel republike në përkrahje të industrisë së mishit dhe produkteve vendore. Edicioni do të organizohet në formën e një festivali të ushqimit.

“Këndi i fëmijëve” ku organizohet pritje e fëmijëve dhe prindërve të tyre në bibliotekë-vizitë, bashkëbisedim, lexim në gjuhët e folura nga vet fëmijët (gjermanisht- frengjisht- anglisht etj) .Takim me krijues gjilanas – lexim e bashkëbisedim me shkrimtarin-en për fëmijë“, tha ajo.

“Gjithashtu, në suaza të propozimit mbetet edhe “Drive in Cinema” për herë të parë në Komunën tonë të sjellim kinemanë e hapur – open air cinema. Një bashkëpunim fantastik mes Drejtorisë së Kulturës, OJQ-ve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Drive in Cinema nënkupton shfaqjen e filimit në ambient të hapur ku shikuesit mund ta shohin filmin përmes veturave të tyre, në mbrëmjë verore, në frekuencë të radio stacionit në veturat e tyre. Eksperiencë e jashtëzakonshme, kreative dhe shumë magjike”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Deniza Limani.

Në javën e ardhshme do të publikohet edhe detajet e këtij kalendari që të gjithë të jenë të informuar për aktivitetet, vendin dhe kohën e mbajtjes që bashkatdhetarët të kenë mundësinë të marrin pjesë në këto aktivitete.

You Might Also Like