Futboll

Gjilani rifillon stërvitjet

Gjilan, 29 janar 2020-Futbollistët e Gjilanit ditën e sotme i janë rikthyer stërvitjeve.

Nën drejtimin e trajnerit Gentian Mezani, ekipi i Gjilanit pas kthimit nga Turqia, pasditën e sotme ka rifilluar stërvitjet.
Grumbullimi i futbollistëve kuq e bardh ditën e sotme, erdhi pas dy ditëve pushim të dhëna për futbollistët e skuadrës pas rikthimit nga faza përgaditore e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në stërvitjen e sotme e cila u mbajt tek fusha ndihmëse, të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, të cilët sot u vunë nën urdhërat e shtabit teknik të skuadrës ku punuan për rreth dy orë.

Stërvitja e sotme nisi me vrapim të lehtë dhe ushtrime të programuara nga trajneri atletik, Korrado Sakone, i cili programin e tijë stërvitës e vijoi edhe me disa ushtrime të tjera fizike.
Futbollistët sot gjithashtu punuan edhe në kordinim dhe ushtrime taktike, të cilat kryesisht ishin me top.

Skuadra stërvitjet pritet ti vijoj edhe ditën e nesërme, ku po punohet me ritme mjaftë të larta për fillim sa më të mirë në pjesën pranverore në Digitalb Kupë dhe Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

You Might Also Like