Gjilan

Gjilani së shpejti do të bëhet edhe me katër parqe

Së shpejti, edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit, duke e çuar në 12 numrin total të parqeve të ndërtuara në vetëm katër vite.

Në të njëjtën periudhë janë ndërtuar 15 terrene sportive e gjithsej 21 kënde lojërash.

Marrëveshja me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal tashmë është nënshkruar dhe shumë shpejt çdo lagje e qytetit do të ketë hapësirën e saj për pushim, argëtim dhe qetësi.

Në foto mund të shihni vizualizimet se si do të transformohen këto hapësira që i rikthehen qytetarëve.

You Might Also Like