Futboll

Gjilani sërish paralajmëron miqësore

Durrës 23 Janar 2021-Futbollistët e skuadrës së Gjilanit  po vijojnë përgaditjet në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
Nën udhëheqjen e shtabit me në krye Bylbyl Sokolin, skuadra jonë po vazhdon përgaditjet me nga dy seanca stërvitore në ditë dhe me kushtet e mira atmosferike, që po i mundësojnë futbollistëve tanë që të japin më të mirën e tyre gjatë kësaj faze.
Përpos atmosferës fantastike që po mbretëron brenda kampit kuq e bardh, futbollistët tanë, fatmirësisht nuk u përcollën nga ndonjë lëndim eventual gjatë këtyre ditëve të përgaditjeve dhe se gjendja e tyre mbetet mjaft stabile.
Vlenë të theksohet se dy sulmuesit tanë po Tomislav Bushiq dhe Keita Razak, po lënë prapa lëndimet e tyre që i kanë mbajtur disa muaj larg fushave të blerta, me kroatin i cili ka bërë edhe disa paraqitje në ndeshje testuese.
Skuadra do ti vijoj përgaditjet në Shqipëri deri me datë 28 Janar, ku ditën e nesërme (e diele) do të zhvilloj edhe një ndeshje tjetër testuese e për kundërshtar do ta ketë ekipin e 2 Korrikut.
Ndeshja Gjilani-2 Korriku do të luhet në qendrën sportive “Olympic Park” në Durrës, me fillim në ora 18:00.

You Might Also Like