Futboll

Gjilani shënon fitore të rëndësishme

Ndeshja në Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë ka nisur shumë mirë për SC Gjilanin, që ia ka dalë të shënojë shumë herët, që në minutën 4. Pas një shpërthimi nga e djathta Enur Totre ka harkuar në brendi, mbrojtja e Malishevës nuk ka reaguar mirë e topi ka ardhur në brendi të zonës, ku i vetmuar ishte Senad Jaroviq, që nga afërsia ka futur topin në rrjetë për 0:1.

Në minutën 24 për Malishevën ka rrezikuar Gjylani, por gjuajtja e tij për pak shkoi mbi portën e Laroshit.

Në minutën 25 Gjilani ka organizuar një sulm për lakmi kur Yll Ibrahimi ka harkuar nga e majta e Basha me kokë shërbeu Morinën, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetë.

Në pjesëlojën e dytë Malisheva shtoi trysninë në drejtim të portës së Gjilanit dhe rastin më të mirë e pati në minutën 73, kur Aliu gjuajti bukur e topi u devijua, kurse Laroshi mrekullisht e ndali topin me këmbë dhe e dërgoi mbi portë.

Pas shumë tentimeve, Malisheva ia arriti të shënojë në minutën e fundit, kur pas një harkimi nga e majta, topi u përplas për transversale më pas erdhi deri te Samuel Opeh, i cili me kokë e futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:2. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like