Gjilan

Gjilani shënon në mënyrë madhështore Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Gjilan, 30 maj 2019 –  Në mënyrë madhështore e ke shënuar sot Komuna e Gjilanit 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në aktivitetin e përbashkët me të gjitha çerdhet dhe klasët parashkollore të shkollave, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë në mesin e të ardhmes sonë, që janë fëmijët.

“Urime 1 Qershori, kjo ditë ndërkombëtare ku fëmijët shënojnë me aktivitetet e tyre barazinë që kërkojnë ta kenë në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në komunitet dhe në Republikë. Në shenjë respekti, sot unë nuk e ushtroj detyrën e kryetarit, por e kam zgjedhur të jetë një fëmijë që është kryesues i Kuvendit të Fëmijëve. Urime të gjithë kjo ditë shënuar dhe të punojmë që fëmijët tanë të rriten pa dallime etnie, gjuhe e pamje, për të barabartë si të gjithë fëmijët e botës”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar të gjithë fëmijët, duke thënë se ata po rritës bashkë me rriten e arsimit, zhvillimin dhe progresin e Komunës së Gjilanit.

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës, Olti Suliqi. ​

You Might Also Like