Komuna e Gjilanit, nën organizim të përbashkët të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Drejtorisë së Administratës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, do të fillojë të mërkurën ciklin e organizimit të dëgjimeve për planifikim të buxhetit 2026-2028.
Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi-Haziri, njëherësh kryesuese e grupit punues për konsultime publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha fshatrave dhe lagjeve, përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, që të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për plaifikimin e buxhetit e Komunës.
Kalendarin e dëgjimeve buxhetore, i cili është publikuar në webfaqe të komunës së Gjilanit dhe në media, e gjeni si më poshtë: