Pas shkarkimit të kryetrajnerit Ismet Munishi, Gjilani nuk ia ka dalë të këndellet dhe ka pësuar humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe nga Prishtina me rezultat 1:2.
Gjilani, që njihej si ekip i përmbysjeve të rezultatit, sot ka bërë të kundërtën. Në fakt, në minutën 33 Gjilani kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Dabiqaj, i cili është shërbyer nga Gerhard Progni, që dha gjuajtje nga këndi.
Prishtina ia ka dalë që të barazojë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur për të është dhënë penalti pas intervenimit të sistemit VAR. I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi.
Edhe fundi i pjesës së dytë ka qenë i Prishtinës, që në minutën 80 ka shënuar golin e dytë nëpërmjet Gauthier Mankenda.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili; Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli; Kelmendi, Krasniqi, Progni;
Prishtina: Haxho; B. Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Boshnjaku, Karabeci; E.Krasniqi; Zeka, Kryeziu;