SC Gjilani ka dëshpëruar edhe njëherë adhuruesit e vet, duke u mposhtur në fushë të vet nga Ulpiana me rezultat 2:3.
Në një ndeshje me plot tensione, Gjilani është treguar shumë i lodhur në fund të ndeshjes, ngase mysafirët nga Lipjani disa herë rrezikuan, kurse vendasit që kishin një pikë në dorë, në fund duke dashur që t’i rrëmbejnë të tri pikët, mbetën duarthatë.
Ja rrjedha e ndeshjes:
GJILANI 2:3 ULPIANA
– Përfundon ndeshja!
90+9′ GOOOOL! Shala i jep fitoren lipjanasve!
+10 minuta lojë shtesë!
86′ GOOOOOOOL! Hajdari shënon dhe barazon shifrat!
76′ Krasniqi (Gjilani) rast të mirë por centimetrat shpëtojnë lipjanasit!
69′ GOOOOOL! Santos nuk gabon në herën e dytë dhe kalon në epërsi lipjanasit!
67′ Santos (Ulpiana) humbet penalltinë, por gjyqtari e rikthen sërish!
56′ Torassa (Gjilan) humbet mundësi të artë, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e Ulpianës!
50′ GOOOOOL! Santos barazon shifrat në 1:1
49′ Akordohet penallti për Ulpianën
47′ GOOOOL! Musolli kalon në epërsi gjilanasit
– Nis ndeshja!
– Përfundon pjesa e parë!
30′ Progni (Gjilan) gjuan mjaftë mirë, ku vetëm centimetrat shpëtojnë lipjanasit!
23′ Santos (Ulpiana) gjuan dhe godet shtyllën, shpëtojnë gjilanasit kësaj radhe!
07′ Musolli (Gjilani) humbet mundësi të artë, gjujtja e tij përfundon mbi portë!
– Nis ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Progni, Rrapa, Beqja, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Veliu, Hoxha: Kryetrajner: Ismet Munishi
Ulpiana: Blakçori, Santos, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Gjoni, Haliti, Rezi, Junior, Shkalla: Kryetrajner: Edlir Tetova
Gjyqtarët: Lirim Jashari, Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti, Eridon Podvorica, Gramos Shala (VAR)
Stadiumi i qytetit në Gjilan