Gjilan

Gjilani vazhdon me lirimin e hapësiave publike nga uzurpatorët

 

Gjilan, 15 maj 2020 – Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Gjatë ditë, sot është bërë rrënimi i një muri nga një urzupator në rrugën “Motrat Qiriazi” në lagjen “Rruga e Prishtinës”, i cili ka ndërtuar murin në rrugën publike të paraparë me planin detal urban të si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.

You Might Also Like