Futboll

Gjilani vazhdon me rezultate pozitive

 

Gjilani ka vazhduar serinë e ndeshjeve me rezultat pozitiv, duke u ngjitur seriozisht në kreun e tabelës. Kësaj radhe ka mposhtur ekipin e papërshtatshëm të Drenicës me rezultat të ngushtë 1:0.

Gjilani ka qenë ekip më i mirë në pjesëlojën e parë dhe ka mundur që në këtë pjesë të përcaktojë fituesin e ndeshjes, derisa sa më tepër që kalonte ndeshja, Drenica aq më tepër konsolidohej dhe ka mundur të shënojë.

Goli i parë për Gjilanin ka ardhur në minutën e 11, kur nga e djathta ka shpërthyer Keita Aziz, i cili për mrekulli ka harkuar në brendi e aty më së miri është gjetur qendërsulmuesi Darko Nikaq, i cili ka qëlluar topin me kokë dhe ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës mysafire.

Gjilani ka patur mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por pas harkimit të Hilës nga e majta, Darko Nikaq për pak ishte i shkurtë dhe nuk mundi që të fus topin në portën e zbraztë.

Në minutën 61, Drenica pati një rast shumë të mirë, mirëpo topin e goditur nga Dumani e priti transversalja dhe Koliqi ngeli i pamposhtur.

Deri në fund, Gjilani ia doli që të ruaj rezultatin, derisa Drenica përkundër përpjekjeve të shumta nuk ia doli që të barazojë rezultatin.

You Might Also Like