Gjilan,16 Nëntor 2019-Gjilani po vazhdon me stërvitjet për pjesën e mbetur kampionale.Kuq e bardhët po e shfrytëzojnë në maksimum pushimin nga datat e Uefas, të rezervuara për përfaqësueset, ku po punojnë me intenzitet mjaftë të lartë për ndeshjet e mbetura të pjesës vjeshtore, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Stërvitja e sotme, e cila u zhvillua tek fusha ndihmëse me barë artificial zgjati rreth dy orë.Shtabi teknik i skuadrës ditën e sotme përpos ushtrimeve fizike, ata futbollistëve i kishin programuar edhe stërvtje taktike dhe lojë me top, ku u punua me ritëm mjaft të lartë.
Vlenë të ceket se java e ardhëshme rikthen emocionet e futbollit vendor, ku mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Digitalb kupës me rrethin e 2-të të kësaj gare.Shorti i ndeshjeve të kupës pritet të hidhet ditën e hëne, në lokalet e Federatës të Futbollit të Kosovës.
Skuadra stërvitjeve pritet ti rikthehet ditën e hëne, pasiqë e diela është caktuar ditë pushimi për futbollistët e skuadrës së Gjilanit.