Gjilani dhe Vitia të enjten kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit.
Sfida përfundoi 1:1 me të dy skuadrat që përveç rasteve të shumta provuan pothuajse të gjithë futbollistët.
Ndërkohë, të dy golat në këtë duel i shënoi Vitia. Në fakt, vitiasit kanë realizuar një autogol, teksa golin në portën e Gjilanit e ka dërguar një ish i skuadrës së Sadat Pajazitit, Edon Sadriu, shkruan Gazetasheshi.com.
Lojtari që u lirua para pak ditësh dënoi ish-skuadrën në takimin e parë.