Durrës, 16 Janar- Skuadra e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, nga qyteti i Gjilanit është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit, për ti vijuar përgatitjet për pjesën e dytë kampionale të edicionit 2020/2021.
Skuadra ka udhëtuar e plotë, kurse gjendja e futbollistëve është e mirë dhe stabile.Vlenë të ceket se Keita Razak po punon i diferencuar nga skuadra dhe gjendet në fazën finale të rikuperimit, ku shumë shpejt do t’i bashkangjitet grupit të futbollistëve.
Të diferencuar nga grupi gjithashtu po stërvisin edhe Edison Kqiku e Tomislav Bushiq, me Kqikun i cili po rikuperohet nga lëndimi prej ndeshjes kundër Ballkanit dhe Bushiq, i cili po punon maksimalisht për tu rikthyer në formën maksimale në pjesën e dytë kampionale të këtij edicioni.
Skuadra përgatitjet do ti vijoj për 15 ditë në Shqipëri, me kushtet atmosferike të cilat janë të favorëshme për vazhdimin e përgatitjeve në mënyrë sa më cilësore.
Gjatë kësaj faze përgaditore skuadra gjithashtu do të luaj edhe disa ndeshje testuese, mbi të cilat do ju informojmë me kohë.