Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, të udhëhequr nga profesori Ali Kryeziu realizuan dy aktivitete shumë të rëndësishme në kuadër të Ditës Botërore të Ujit.
Fillimisht, në bashkëpunim me KRU Hidromorava, u bë shpërndarja e fletushkave sensibilizuese, me qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e ujit të pijshëm dhe ruajtjen e tij.
Më pas, nxënësit zhvilluan një vizitë në Hidromoravë, ku u mbajt një tryezë diskutimi me temën “Uji dhe gjinia”, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi rolin dhe rëndësinë e ujit në jetën e përditshme. Aktiviteti vazhdoi me vizitën në laboratorin e Hidromoravës , ku realizohet monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së ujit të pijshëm për Komunën e Gjilanit.
“Këto aktivitete ishin një mundësi e mirë për të mësuar në mënyrë praktike dhe për të forcuar ndërgjegjësimin mbi një nga burimet më të rëndësishme jetike siç është uji”, ka theksuar profesori Ali Kryeziu.




