Futboll

Gjyqtarët e ndeshjes Liepaja – Gjilani  janë nga një shtet nordik

Të enjten me fillim në orën 16, në Stadiumin “Daugava” në qytetin Liepaja të Letonisë zhvillohet ndeshja e kthimit Liepaja – Gjilani. Në ndeshjen e parë, të luajtur në Prishtinë, fitues kishte dalë Gjilan, me rezultat të ngushtë 1:0, gol të cilin e kishte shënuar Albert Dabiqaj.

Gjilanasit për të kaluar tutje duhet të mos humbin me rezultat që ka goldallimin prej dy golave, fitorja apo barazimi do të jetë fatlum për gjilanasit, kurse humbja e Gjilanit me një gol goldallim ekipet i dërgon në vazhdime, apo eventualisht në penalti.

 

Për këtë ndeshje SC Gjilani do të ketë një udhëtim të gjatë, kurse tashmë  dihet edhe treshja e gjyqtarëve që do të jenë nga Norvegjia. Kështu gjyqtar kryesor do të jetë Tore Hansen (NOR) me asistentët Øystein Ytterland (NOR) dhe Runar Langseth (NOR). Gjyqtar i katërt do të jetë Mohammad Usman Aslam (NOR)./kryelajmi.com./

You Might Also Like