Sylejman Ismajli
Shumë kush ishte gëzuar se SC Gjilani nuk do të mund t’i vazhdonte garat në Superligën e Kosovës para fillimit të kampionatit, por në skenë dolën ata që asnjëherë nuk ja kthyen shpinën këtij klubi as në të mirë e as në të keq.
U mobilizuan për një kohë rekorde dhe filluan garat me kapacitetin e tyre duke u bërë një skuadër e fortë, e ndershme
për të përfunduar kampionatin me ftyrë të bardhë.
E kështu nuk po mendojnë disa gjyqtarë si Gramos Shala i cili sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë “u korit”
me referimin e tij duke akorduar penallti të paqenë.
Përpos që nuk ishte penallti gjyqëtari Shala edhe pse kishte mundësi të korigjojë gabimin e tijë nëpërmjet VAR-it ai prap e dyfishoj gabimin e tij duke dëmtuar rëndë skuadrën e Gjilanit.
Një gabim të tillë e panë edhe akterët e ndeshjes dhe të gjithë ata që ishin pranë transmentimit televiziv por gjyqëtari Shala si duket kishte vendosur sot “regjinë” e tij për ta përfunduar ndeshjen sipas dëshirës së tij.
A mendon ky gjyqtar se njerzit që ndajnë kafshatë e bukës për të mirën e futbollit dhe për futbollistët e Gjilanit ti dëmtojë
në mënyrë skandaloze dhe këto pikë të humbura mundë ti kushtojnë skuadrës së Gjilanit shumë shtrejtë gjerë në përfundim të kampionatit…
Gjyqëtari Gramos Shala ndoshta do të kërkojë falje, por ky kerkim falje nuk mundë të falet pasi që ai gabimin e bërë, e bëri dy herë me referim dhe me VAR.
Federata e Futbollit të Kosovës duhet të intervenon sa më shpejë tek njerzit siq ishte Gramos Shala sot në Podujevë
i cili përposë që e “koriti” vetën ai “koriti” edhe futbollin e Kosovës