UEFA, shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka deleguar Mervan Bejtullahun gjyqtar kryesor në ndeshjen Gyori ETO – Pyunik, e vlefshme për fazën e dytë të Ligës së Konferencës.
Në këtë ndeshje, asistentët e Bejtullahut do të jenë anësorët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 19:00.