Sport Club “Gjilani”, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin e lindur në Prishtinë, Gramoz Kurtaj.
I lindur më 30 Prill 1991, Gramoz Kurtaj, në skuadrën e Gjilanit vie pas eksperiencave në Vietnam ku ishte paraqitur për dy skuadrat nga elita e futbollit vietnamez, fillimisht për skuadrën SHB Da Nang e pastaj edhe për skuadrën, Thanh Hoa FC, nga ku u transferua në skuadrën tonë.
Mesfushori 29 vjeçar i lindur në Prishtinë, karrierën e tijë e nisi me skuadrën e Hertha Berlinit II, për të vijuar edhe në disa skuadra tjera gjermane si ajo e Carl Zeiss Jena, nga ku karrierën e tij e vazhdoi edhe në ligën Çeke, më konkretisht në skuadrën e Banik Most.
Kurtaj, karrierë kishte bërë edhe në Premiership të Skocisë, ku për dy vite ishte paraqitur për skuadrën e Hamilton Academical, ku nga 50 ndeshje të zhvilluara, Kurtaj, nga elita e futbollit skocez u largua me 3 gola të shënuar dhe duke dhuruar 6 asistime për bashkëlojtarët e tijë, gjatë kohës sa kishte milituar në skuadrën Hamilton Academical në Skoci.
Gramoz Kurtaj, i gjatë 1.83 cm dhe luan me të dyja këmbët, pozitën ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofanziv, por futbollisti më i ri në skuadrën e Gjilanit, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor qendre, apo i krahut të majt të mesfushës.
Afrimi i Kurtaj në skuadrën e Gjilanit, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Gentjan Mezani, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.