Tregti/Turizëm

Grande Mall – një qendër moderne tregtare në zemër të Gjilanit

 

Kryetari Hyseni: Edhe një super investim po i shtohet Gjilanit!
 
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë nga afër objektin ku po finalizohet Grande Mall – një qendër moderne tregtare, në zemër të qytetit.
Me një sipërfaqe prej 20,000 m², që do të rezultojë me hapjen e rreth 30 bizneseve, Grande Mall do të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe do të gjallërojë ekonominë vendore, duke punësuar qindra qytetarë të Anamoravës.
Ky investim i rëndësishëm po realizohet nga z. Xhelal Selimi, një emër i dëshmuar në fushën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
Gjilani po kthehet në adresë të investimeve të mëdha, një dëshmi e qartë se vizioni ynë për një qytet modern, atraktiv dhe ekonomikisht të zhvilluar po bëhet realitet.

You Might Also Like